"Tradhtari" Januzaj përfundon te klubi turk i dorës së dytë

Është ende i ri por në mënyrë të pabesueshme karriera e tij ka marrë dishezën dhe vështirë se mund të ringrihet më. Adnan Januzaj për të cilin rreyj 8 vite më parë Shqipëria bëri gjithçka për ta marrë në grup por ai zgjodhi Belgjikën, sot do të luajë në kampionatin turk.

Në vitin 2014 Januzaj ishte njeriu për të cilin po flisnin të gjithë por Manchester United e kuptoi shpejt se sulmuesi nuk kishte kokën në rregull dhe as njerëzit e duhur për ta këshilluar.

Që prej atij viti, talenti Januzaj ka pësuar vetëm zhgënjime duke luajtur te Sunderland, Borussia Dortmund dhe Real Sociedad, ndërsa këtë verë Sevilla i dha mundësinë për të treguar veten po ai dështoi sërish.

Pak muak mjaftuan që klubi andaluzian ta kuptonte se bëhej fjalë për një lojtar në perëndim duke e paketuar në Turqi te Istanbul Basaksehir. Januzaj nuk grumbullohet prej vitesh as në Kombëtaren e Belgjikës.