VIDEO/ Alban Bushi kërkon kualifikimin historik në Euro 2025

Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka folur në një konferencë për shtyp për pritshmëritë që ai ka nga skuadra në kuadër të eleminatoreve të Euro 2025.

"është grup i fortë dhe i ekujlibruar. Të gjithë mund t'i marrin pinë njëri-tjetrit. Do të kemi prurje të forta dhe uroj të mos kemi dëmtime këtë sezon. Jemi ekip modest por bëhemi shumë të fortë kur bashkohemi. I kemi të gjitha shanset për t'u kualifikuar edhe pse kemi probleme me kompletimin e disa reparteve".

Shqipëria bën pjesë në grupin E bashkë me Zvicrën, Rumaninë, Finlandën, Armeninë dhe Malin e Zi.