Arsenal del bllof, Everton i shkakton humbjen e dytë të sezonit (VIDEO)

Tarkowski në minutën e 60 me një gol që është kryefjala e kësaj fundjave në Premier League. Përfundon 1-0 ndeshja e “Goodyson Park” me disfatën e Arsenalit që mun humbiste që prej muajit shtator në fushën e Manchester United.

13 ndeshje më pas “Topçinjtë” dorëzohen në Liverpool përballë bluve që goditën portën më shumë se sa Arsenali duke u ngjitur në vendin e 17 me 18 pikë duke marrë frymë pas një faze të parë që kulmoi edhe me shkarkimin e Frenk Lampard.

Një situatë shumë komplekse në Premier League ku Arsenali që regjistron humbjen e dytë sezonale, i jep një asist skuadrës së Pep Guardiolas që nesër do të sfidojë Tottenham.

5 pikë është diferenca mes dy skuadrave për momentin por një fitore e mundshme e Manchester City mund të rihapë plotësisht garën dhe t’i afrojjë në 2 pikë skuadrat pretendente të këtij sezoni.