Lakër me shumicë, por për lopët në Fier, fermerët: Nuk e shesim me çmim minimal
Fermerët vijojnë të përballen me vështirësi. Në Fier, prodhuesit e lakrës thonë se kanë mbjellë me qindra hektarë por nuk kanë shitur asnjë kilogram, për shkak të çmimit të uëlt që ajo tregtohet. Fermerët thanë se lakrën po e kthejnë në ushqim për bagëtitë.
Dhjetëra hektarë me lakër në fshatin Suk të Roskovecit janë bërë gati për bagëti.
Fermerët thanë se prodhimi ishte i mirë këtë vit, ndërsa çmimi i lakrës në treg ishte 15 lekë për kilogram.
Nisur nga çmimi i ulët ata u shprehën se nuk kanë asnjë përfitim nëse e shesin me atë çmim.
"15 lekë për të shitur. S'ja vlen për të paguar punëtorët, paguaj 2500 lekë të reja një punëtur," tha ajo
Ndaj, zgjidhja për këtë vit janë që lakra të kthehet në udhqim për bagëtitë.
"Janë 5 dylym tokë e mbjellë me lakër dhe nuk kemi shitur asnjë kokërr. Lajmëruam fshatin, hajdeni merini për lopët. Asnjë gjë nuk kemi shitur," tha ajo.
Ata i bënë apel qeverisë të kthejë sytë nga prodhimet bujqesore për tju siguruar treg të brendshëm e të jashtëm.
"Të mendoj qeveria se nuk kemi ku të vemë. Unë mar 7 mijë lekë pension. 16 vjet nuk kam par nga shteti asnjë gjë," tha ajo
Kultivuesit e lakrës pohojnë gjithashtu se në mungesë të subvencioneve po përballen me kushte të vështira të prodhimit, pasi kostot janë të larta dhe fitimi minimal.
