"Borë e ngrica në vend" Temperaturat disa gradë nën zero në Dibër, rrugët e rrezikshme
Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat janë shoqëruar nga ulja e ndjeshme e temepraturave dhe ngricave të mëdha.
Në rrugët në veri dhe në juglindje, shtresat e akullit e kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa gjatë udhëtimit në zonat malore autoritetet rekomadojnë përdorimin e zinxhirëve.
Vendi ynë është përfshirë nga rënia e ndjeshme e temperaturave në të gjithë territorin.
Qarku i Dibrës u përfshi në ngrica për shkak se temepratruat shkuan disa gradë nën zero.
Në aksin nacional Bulqizë - Peshkopi në vendin e quajtur "Pishat" pati prezencë të akullit, duke u bërë rrezik për automjetet që qarkullonin në të.
Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel autoriteteve që ta mirëmbajnë aksin rrugor,
"Rruga është shum keq, ngrica kudo, skorje s'ka, shoferat ecin më shumë kujdes. As polica s'kishte rrugës.
Ka ngrica dhe duhet të ecësh shumë ngadalë.
Shumë akull dhe e papastruar, duhet pak kripë. Përbën shum rëzikshmëri, sa jam kthyer nga Italia dhe se prisja këtë kështu," thanë ata.
Situatë e ngjashme është paraqitur edhe në Juglindje.
Gjatë natës në të gjithë qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore, trashësia e së cilës varion nga 5-25 cm.
Në segmentin Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore nga drejtuesit e automjeteve.
Mësohet se për shkak motit të keq, qindra qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike në zonat e thella.