Zonja: Asociacioni zgjidhje për njohje, por e kthen Kosovën në një shtet jofunksional

Asociacioni ka provokuar debate të nxehta, akuza dhe kundërakuza sa i përket qeverisjes në Kosovës. Por a është asociacioni një zgjidhje për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë?

Gazetari Sebastian Zonja thotë se "Asociacioni mund të jetë një zgjidhje për njohje, por e kthen Kosovën në një shtet jofunksional nëse bëhet sipas atyre kushteve që kanë fuqi ekzekutive".

Sipas tij  duhet të "jetë Prishtina që i vendos gjërat" pasi "kështu ti e bën një shtet dietnik, në një kohë më të largët ato kërkojnë autonomi".

Sebastian Zonja: Është një temë tejet e nxehtë në Kosovë, ka polarizuar shoqerinë. Është një marrëveshje e firmosur në vitin 2013 në Bruksel. Ajo ratifikohet në parlamentin e Kosovës si marrëveshje asociacioni. Ka disa komuna në Kosovë që kërkojnë të bashkohen, këto janë entitete që dhe sot ka pasur probleme për struktura të dyfishta. Strukturë e dyfishtë është kur ke një mjek që paguhet nga qeveria e Kosovës dhe nga Beogradi. Nëse ti do të kalosh një autostradë në komunat ku ka shumicë serbe nuk e bën dot një gjë të tillë pasi të dëmtojnë së brendshmi.

"Kjo është problematika ekzekutive e asociacionit.  Kështu ti e bën një shtet dietnik, në një kohë më të largët ato kërkojnë autonomi. Duhet të jetë Prishtina që i vendos gjërat. Beogradi pas asociacionit kërkon ekstraterritorialitetin e kishave dhe të manastireve serbe, janë plot 2100.  Asociacioni mund të jetë një zgjidhje për njohje, por e kthen Kosovën në një shtet jofunksional nëse bëhet sipas atyre kushteve që kanë fuqi ekzekutive."