Plagosi me thikë dy vëllezërit në Mat, policia në kërkim të autorit

Policia është vënë në kërkim të autorit i cili plagosi dy vëllezër me thikë, ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Koliqit".

 "Në rrethana ende të  paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit Ardit dhe Kristi Hysa banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital"", njoftoi policia.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.