VIDEO/ I riu në Vlorë del natën e thyen pasqyrat e makinave të lagjes

Një person në Vlorë dyshohet të ketë prishur pasqyrat e disa makinave në një lagje të qytetit.

Kryesisht përgjatë mbrëmjes personi ende i paidentifikuar, godet me shkelm pasqyrat e makinave të banorëve të lagjes që janë të parkuara aty pranë duke i thyer ato.

Personi i maskuar, nuk ka targetuar veç një automjet por disa prej tyre. Personi në fjalë i maskuar, pasi dëmton disa prej pasqyrave në fjalë më pas largohet në këmbë.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë janë të një prej bizneseve në lagjen Cole.