Shkolla në Sarandë që nuk u mbarua kurrë, 347 mln lekë, por asnjë fëmijë nuk ka hyrë brenda saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2023, 12:44
Në vitin 2015 u zbulua projekti për hapjen e EkoKampusit në Sarandë për të cilin qeveria deklaroi se do t’i shërbente komunitetit atje.
Prej asaj kohe ish Vila qeveritare u rikonstruktua përmes një fondi prej 270 milionë lekësh, por askush se di se çfarë bëhet brenda atyre mureve.
Madje asnjë fëmijë nuk ka hyrë në të për të mësuar apo për të pasur akses në shërbime.
I pyetur nga televizioni bashkia e drejtuar nga Adrian Gurma hesht, duke mos kthyer asnjë përgjigje.
Qeveria Shqiptare financoi projektin në vitet 2016 dhe 2017 duke dhënë në total 347 milionë e 771 mijë lekë.
Ndërkohë, kontrata e lidhur me 21 dhjetor 2015 mes Bashkisë Sarandë dhe fituesit të tenderit kishte vlerën e 270 milionë lekëve.
