Autostrada si rrugë fshati, aksi pa kushte Fushë-Krujë-Milot, me asfalt të çarë

Autostrada Fushë Krujë-Milot është rruga kryesore që lidh qytetet e mëdha me veriun e vendit, Kosovën, por edhe Malin e Zi. Por pavarësisht rëndësisë që ajo ka, dhe fluksit të lartë të mjeteve që kalojnë çdo ditë aty, gjendja e këtij aksi është e mjerueshme. Asfalti në shumë pjesë është amortizuar, ndërsa për kilometra të tëra autostrada është vetëm dy kalimshe çka e vështirëson lëvizjen e automjeteve.

Është një ndër autostradat më të rëndësishme të vendit, por kjo është gjendja e Rrugës Fushë-Krujë-Milot.

Një ndër arteriet kryesore që lidh qendrën e Shqipërisë me Shkodrës, dhe Rrugën e Kombit, është e amortizuar në shumë pjesë të sajë.

Asfalti është çarë, ndërsa edhe barrierat mbrojtëse mungojnë në shumë pjesë të saj!

Edhe pse quhet autostradë,  dhe në të kalojnë çdo ditë mijëra automjete, në kilometra të tëra ajo është vetëm me dy kalime.

Pothuajse në çdo kohë atje mund të mbetesh në trafik, si për shkak të amortizimit, edhe për shkak të gjerësisë.

Pavarësisht disa ndërhyrjeve të pjesshme vitet e fundit, asnjë zgjidhje efektive nuk është gjetur për këtë autostradë për ta bërë të mundur funksionalitetin e saj.

Autostrada si rrugë fshati, aksi pa kushte Fushë-Krujë-Milot, me