Krizë punëtorësh, në Lezhë sektori i ndërtimit dhe turizmit nuk po gjen punonjës
Në vendin tonë ka nisur duke u ndjerë mungesën e krahut të punës.
Në Lezhë ekspertët e fushës thonë se turizmi dhe ndërtimi janë dy sektorët të cilët po përballen me mungesa të mëdha.
Nëse para pak vitesh atje mungonin specialistët, tanimë atje nuk ka as krah të thjesht pune!
Largimet masive jashtë vendi kryesisht nga të rinjtë është duke sjellë edhe problematika sa i përket fuqisë punëtore.
Në Lezhë, sigurimi i punonjësve është kthyer në një sfidë.
Sektorët më të prekur janë ndërtimi dhe turizmi, të cilët krahas specialisteve po vuajnë edhe për punëtor të thjeshtë.
Pavarësisht se bizneset thonë se pagat janë rritur, kjo gjë nuk po jep aspak efekte në plotësimin e fuqisë punëtore.
Bizneset e turizmit në Shëngjin kanë nisur që në këtë periudhe rekrutimin e stafit për sezonin turistik, përmes njoftimeve në rrjetet sociale dhe vende të ndryshme publike.
