Jeta në rrezik, qytetarët në Elbasan protestojnë për sigurinë rrugore

Disa qytetarë kanë protestuar këtë të dielë në Elbasan për shkak të sigurisë në rrugën e unazës së qytetit. Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale, ndërsa së fundmi një 20 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet. Qytetarët thanë se situate është bërë shqetësuese, dhe apeluan shtetin që të ndërhyjë. 

Buqetat me Lule buzë rrugës janë dëshmi e aksidenteve fatale me humbje jetësh në unazën e Elbasanit. Pak ditë më parë një 20 vjeçar u përplas për vdekje këtu.

Nisur nga aksidentet e shpeshta fatale aty, qytetarët dolën në protestë. Banorët kërkuan siguri në rrugë, me ndërtimin e nënkalimeve e mbikalimeve.

Për disa minuta ata bllokuan rrugën duke thënë se nuk mund të lejojnë që njerëzit të vijojnë të vdesin. Gishtin e drejtuan nga institucionet që duhet të gjejnë një zgjidhje.

Unaza e Elbasanit është një njollë e zezë, pasi siguria rrugore mungon ndërsa dhjetëra aksidente vitet e fundit janë shkaktuar në këtë aks.

Jeta në rrezik, qytetarët në Elbasan protestojnë për

Jeta në rrezik, qytetarët në Elbasan protestojnë për