Virozat, 70 të sëmurë në ditë, repartet e mbingarkuara në Dibër, fëmijët më të rrezikuarit

Në Dibër situate e virozave është shqetësuese javët e fundit. Vetëm në repartin e Pediatrisë paraqiten çdo ditë rreth 70 fëmijë të prekur nga virozat. Mjekët apelojnë që të bëhet kujdes dhe të mos neglizhohen simptomat.

Situata virale në Dibër ka sjellë një shtim të lartë të numrit të të prekurve kryesisht tek fëmijët.

Mjekët e spitalit Rajonal Dibër bëjnë me dije se numri i të prekurve ka qenë i lartë gjatë muajit Janar dhe vazhdon të jetë i tillë.

70 vizita kryhen në repartin e pediatrisë në këtë spital çdo ditë.

Mjeku pediatër Filip Cfarku thotë se është vënë re që të prekurit karakterizohen nga temperatura e lartë dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Rastet më të rënda kanë qenë tek fëm


ijët deri në 3 muajsh, ndërsa grupmosha e prekur shkon deri në 14 vjeç.

Nga ana tjetër, Cfarku këshillon që nuk duhet të neglizhohen shenjat e këtyre virozave.

Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Dibër është thuajse i tejmbushur me fëmijë të shtruar të cilët i kanë pasur të rënda komplikacionet si pasojë e virozës së tanishme.