Mat, dy vëllezër goditen me thikë nga persona të paidentifikaur, njëri niset drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta me parë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat.

Dy vëllezërit  Ardit dhe Kristi Hysa janë goditur me thikë nga shtetasi G.B.

Të plagosurit kanë marr ndihmën e parë në spitalin e Burrelit.

Njëri pritet të niset me helikopter dhe tjetri me autoambulancë drejt Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.