Vajza me të cilën Pique tradhtoi Shakirën shkon te psikologu, nuk përballon presionin publik

Clara Kia Marti, partnerja e Pique, është izoluar në shtëpinë e prindërve të saj pas publikimit të këngës së re të Shakirës.

Shakira mori “hak” ndaj Pique me këngën e saj të re, e cila është bërë virale në mbarë botën .

“Ke shkëmbye një Ferrari me një Twingo” i thotë indirekt ylli kolumbian ish-partnerit të saj dhe duke e pasur fjalën për Clara Kia Marti , partnerja e re e Gerard Pique.

Sipas raportimeve, Kia Marti nuk e përballoi dot shpërthimin e papritur të Shakirës me miliarda fansat në botë.

Kënga përshkruan 23-vjeçaren dhe trajtimi i njerëzve që e takojnë në rrugë, si dhe egërsia në rrjetet sociale ndaj saj, e shtynë atë të kërkojë mbështetjen psikologjike të ekspertëve.

Duke qenë se identiteti i saj nuk fshihet më, por edhe presioni i ushtruar mbi të nga impakti i madh i një kënge që e ka në shënjestër në mënyrë indirekte, ka bërë që ajo të shkojë te një psikolog.

Sa më sipër konfirmohet edhe nga një gazetare, duke cituar burime nga sigurimi i saj personal.

Kia ka nisur të vizitojë specialistë të shëndetit mendor që kur filloi të dilte me spanjollin për të përballuar profilin e lartë të partnerit të saj, si dhe faktin që emri i saj shfaqet në faqet e internetit, revistat dhe emisionet e njohura.

Gazetari Saul Ortiz dha detaje të tjera mbi gjendjen e Kia:

“Ajo është në shtëpinë e prindërve të saj për rreth tetë ditë, duke punuar në distancë. Ajo kishte nevojë për një strehë sepse gjendja e saj mendore nuk është e mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të flasësh për të gjithë Spanja dhe e gjithë bota”, tha ajo.