60 vjeçari në Vorë kapet duke lëvizur në makinë me pistoletë të mbushur

Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me pistoletë në makinë, me krehrin me 6 fishekë.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Agimi” u lokalizua dhe ndalua automjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

"Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas," njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë, si dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe