Dosja “McGonigal”, Tritan Shehu: Provat do të vlerësohen nga drejtësia Amerikane, ti vlerësojë dhe Shqipëria

Deputeti i PD, Tritan Shehu në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se faktet dhe provat e lidhjes së Ramës me ish agjentin e FBI McGonigal "do të vlerësohen nga drejtësia Amerikane" por ai kërkon që "të vlerësohen dhe në Shqipëri".

Shehu u shpreh se "Kur kryeministri shqiptar, maxhoranca shqiptare do të bëjë të tilla veprime me aleatin tonë më të madh SHBA-në, imagjino ku mund të shkojë më tutje".

Tritan Shehu: Jemi përpara një procesi të shkatërrimit dhe dëmtimit të rëndë të demokracisë shqiptare nga autokracia në diktaturë. Situata në vendin tonë është duke u tragjizuar gjithmonë e më tepër. Ka mungesë koshiencë, ka korrupsion galopant. Kur kryeministri shqiptar, maxhoranca shqiptare do të bëjë të tilla veprime me aleatin tonë më të madh SHBA-në, imagjino ku mund të shkojë më tutje. Po shkatërron imazhin  e Shqipërisë, të vendit tonë. Qeveri të tilla përballohen  vetëm me lëvizje popullore. Vetëm përmes kësaj rruge mund të dalim nga humnera pasi tashmë kemi rënë në humnerë.

"Akuzat e lidhjes së ramës me agjendtin e FBI nuk janë sjellë nga ne por nga Amerika, nga institucionet e inteligjencës amerikane.  Kemi të bëjmë tashmë me fakte konkrete me prova konkrete për të kompromentuar një zyrtar të lartë amerikan, për të zhbërë opozitën, për të përçarë opozitën. Nuk ka arsye tjetër, tashmë këto janë fakte dhe prova që do të vlerësohen nga drejtësia Amerikane por duhet të vlerësohen dhe në Shqipëri."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.