Islami: Gratë e dhunuara janë të detyruar të rrinë tek tutori, OJF-të jofunksionale
Avokati Roland Islami i ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musaj ka folur për dhunën dhe masat që merret për të dhunuarit.
Islami: Nismat e BE dhe të OKB-së në lidhje me dhunën në familje u japin hapësirë dhe akses shumë OJF-ve, Organizatave jo fitimprurëse të cilat duhet të rehabilitojnë personat e dhunës. Po jetojmë në një vend ku asgjë nuk funksionon ku nuk funksionon rehabilitimi pas dhunës ku nuk funksionon fakti që ne të merremi dhe dhunën në familje, çfarë presim të mbrojmë pastaj.
Pse kemi hequr dorë nga disa të drejta tonat për tua dhënë pushtetarëve të cilët na qeverisin dhe vijnë na marrin votat për ditë. Nuk është politikë. Ne jemi para faktit që dhuna e denoncuar pranë organeve publike ku ne presim që të drejtat tona të mbrohen tërhiqet personi. Pse e bën ai këtë sepse kjo femër nuk ka asnjë derë tjetër veçse tek tutori.

