Binjaku: Pasojat e dhunës janë afatgjata tek fëmijët mund të shfaqen dhe kur ai të rritet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2023, 20:32
Sociologia Entela Binjaku e ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musaj ka folur për pasojat e dhunës tek fëmijët.
Binjaku: Pasoja janë afatgjata zakonisht në kuptimin që pavarësisht se kur ndodhin fillojnë i shfaqin efektet e tyre kohë më vonë por janë edhe aty për aty të çastit. P.sh. nëse shohim tek fëmijët natyrisht asnjë fëmijë nuk është i lumtur të rritet në një kontekst të dhunshëm kur nëna dhunohet kur babai dhe nëna nuk kanë gjuhën e kuptimit me njëri tjetrin.
Ku vetë fëmija nuk sheh një kontekst të lumtur familjar dhe si i tillë ky fëmijë dashje apo pa dashje e depoziton në kujtesën e vet. Këto episode të kësaj dhune, gjurmë të kësaj dhune të cilat mund të shfaqen edhe kur ai është i rritur.
