"Shqiptari mësonte të rinjtë të përgatisnin dozat e heroinës", Kepi: Një armatë po përgatiten për trafikantë droge

Një rrjet kriminal i trafikut të drogës është goditur në Itali dhe Shqipëri me disa arrestime nga të cilat 15 në Shqipëri. Pas kontrolleve në Durrës, u shpallën në kërkim edhe 6 persona të cilët ishin larguar. Grupi akuzohet për trafikimin e 120 kilogramëve kokainë dhe 15 kilogramë heroinë. Në dosjen e këtij grupi kanë dalë edhe përgjime të ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe Alba Kepi gazetare e Ora Neës e cila thotë se këta persona punonin  "si kompani multinacionale e ndarë në sektorë të caktuar,  sektori i blerjes së lëndës narkotike në Shqipëri, sektori i shitjes së lëndëve narkotike, sektori  transportit, sektori  i përpunimit të drogës, sektori  përpunimit të drogës".

Alba Kepi: Operacioni ka nisur më 2017 në pas kapjes së dy korrjerëve me 2 pako kokainë. Pas kësaj nisi hetimi që u shtri në nivel kombëtar si dhe u kërkua bashkëpunimi me autoritetet shqiptare. Është një operacion që ka nisur prej shumë vitesh por që ka pasur disa faza. Në total janë 119 personna të arrestar në kuadër të këtij operacioni. Punonte si kompani multinacionale e ndarë në sektorë të caktuar,  sektori i blerjes së lëndës narkotike në Shqipëri, sektori i shitjes së lëndëve narkotike, sektori  transportit, sektori  i përpunimit të drogës, sektori  përpunimit të drogës. Ishin të përfshirë dhe emra zyrtarësh, një ish ministre dhe një prokuror. Kemi një tjetër funksionar të ministrisë së brendshme të përfshirë në trafik ndërkombëtar.

Sipas gazetares "Janë një armatë që njerëzish që përgatiten për tu bërë korrier,  trafikantë droge".

Alba Kepi: Në një vodeo të bërë publike shikohet se si një trafikant shqiptarë përgatiste të rinjtë i mësonte se si të përgatiste dozat e heroinës.  Janë një armatë që përgatiten për tu bërë korrier,  trafikantë droge.

A ka informacion për përmendje emrash të zyrtarëve shqiptarë?

Alba Kepi: Është një dosje që bazohet në bazë të disa përgjimeve ku dyshohet që persona me aktivitet kriminal kanë ndërverim me funksionar të lartë. Kemi në mes një prokuror dhe një punonjëse të ministrisë së brendshme që duhet të dënojnë krimin.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.