Plagoset me thikë në sheshin "Skënderbej" 29 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2023, 08:16
Një plagosje me thikë ka ndodhur në sheshin "Skëndërbej" në Tiranë orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një shtetas i paidentifikuar ka qëlluar me thikë një 29 vjeçar.
"Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.
Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.