Aksident i rëndë në Cerrik, automjeti përplas për vdekje një 60-vjeçar, arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cerrik ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se makina ka përplasur 60-vjeçarin i cili ishte duke kaluar rrugën.

Fatkeqësisht burri si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

Ndërkohë, autori i dyshuar ua largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u vendos në pranga, brenda pak minutash nga policia. 

"Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit. Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje." - njofton polcia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Aksident i rëndë në Cerrik, automjeti përplas për

Aksident i rëndë në Cerrik, automjeti përplas për