Sharra: Nuk bëhet lobim nga vende jashtë SHBA-ve, ligjërisht s’mund të jepen 225 mijë $ në dorë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Besa Sharra, përfaqësuese e lëvizjes së Diasporës tha se në mënyrë ligjore nuk mund të jepen për lobim 225 mijë dollarë në dorë.
Ajo shtoi se po ashtu këto para nuk mund të jepen jashtë Amerikës dhe se shqiptarët duhet të pyesin veten se nga kanë ardhur këto para.
Sharra: Edhe lobimi ndaj Kongresmenëve nuk funksionon kështu. Nuk ka mënyrë ligjore për t’i dhënë 225 mijë dollarë në mënyrë direkte dhe këto nuk mund të jenë nga qytetarët dhe qeveri jashtë Amerikës. Këtu janë thyer shumë ligje.
Pyetje që shqiptarët duhet t’i bëjnë vetes është se nga kanë ardhur këto para. Shteti amerikan nuk lejon lobingun që kanë pasur afera direkte me FBI-në. Ky person ka operuar në një zonë gri, duke tejkaluar pengesat që vendos ligji. Aktpadia thotë se personi në fjalë vetë, arsyeja pse është ulur me Ramën, ka qenë për disa licenca për shpim nafte.

