“U mbyll cikli për rilindasit”, Ndoka: Disa bashki kanë prekur fundin, opozita më e bashkuar se asnjëherë

 Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli rreth situatës në të cilën gjendet PD si dhe shanseve për të qenë një forcë udhëheqëse në zgjedjt e 14 majit .

Sipas Ndokës cikli i rilindasve ka mbaruar dhe këtë e tregojnë bashitë e falimentuara. Sipas tij ajo që I mbetet opozitës është ndërgjegjësimi I qytetarëve si dhe riktimi I bsimit.

Nard Ndoka: Kandidatët duhet të merren me atë që ju ofrojnë qtetarëve. Duhen marë masat që vota të garantohen. Paarësisht tedencave nga kryeimistri vota duhet të mbrohet. Është një konsum i madh nga maxhoranca, për faktin që Edi Rama ka qenë dhe kryetar bahkie dhe kryeiministër. Ky bashkive nuk  ju dha asnjë lloj pavarësie financiare. Nuk bëri decentralizim të pushtetit vendor. Investimet që bëri i bëri përmes miqve të tij përmes aferave korruptive. Disa bashki falimentuan nga keqmenaxhimi i tyre. Kemi bashki si e Durrësit që janë ndryshuar disa herë kryebashiakët, bashkinë e Vlorës që kryeministri I ka shpalur luftë. Kjo I jep epërsi opozitës avantazhe për të qenë një alternativë e besueshme.

“Detyrë e opozitës është ndërgjegjësimi I qytetrëve për rrezikun që kanë përballë dhe fushata e opozits do të ngrihet mbi këto. Rilindasit e kuptojnë që u mbyll cikli. Grupet kriminale janë fshehur, e kuptojnë rrotacionin e kuptojnë ndryshimin. Do ti ruajnë lekët për ditë të vështira e kanë filluar këtë proces.”

Sa I përket faktit që PD vijon të jetë e përçarë Ndoka thotë se kjo vlen vetëm për “ushqim për analistët e paguar nga qeveria”.

Nard Ndoka: Jep ushqim për analistat e paguar nga rilindja. Opozita është më e bashkuar se asnjëherë. Janë disa parti të tjera që janë një vlerë e shtuar për opozitën që çdo qytetar mund të gjejë veten. Opozita nuk është vetëm një parti politike.