Kukës/ Kishte mbushur magazinën me lëndë radioaktive, kimike e municion luftarak, në pranga 44 vjeçari
Lëndë radioative janë zbuluar në një magazinë në Kukës.Lajmin e bën të ditur policia e Kukësit që ka vënë në pranga pronarin e magazinës, 44-vjeçarin Durim Mata. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.
Këto janë pamjet e një magazinë qëë është zbuluar në Kukës dhe brenda saj mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.
Dhjetëra fuqi të mbushura me lëndë të rrezikshme u gjetën në magazinë, ndërsa atje janë gjetur edhe material të tjera, të cilët në dukje po përpunoheshin.
Në prangat e policisë ka rënë Durim Mata, 44 vjeç, pronari i magazinës, ndërsa ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë.
Aktualisht nuk dihet shkalla e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve për shëndetin e qytetarëve, por më kryesorja ende nuk ka të dhëna se përse po përdoreshin këto lëndë të rrezikshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazine u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vendin e ngjarjes janë duke kryer hetime të thelluara ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore dhe me ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.


