Kompozitori Gent Rushi në një intervistë të veçantë: Ka shumë talente por varet se sa punon

Kompozitori dhe pedagogu, Gent Rushi në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” tregoi rreth mënyrës se si u bë pjesë e artit.

Kompozitori tregon se “Gjithçka ka rrjedhur natyrshëm”.

Sipas tij “Puna të çon përpara, përqindja e njerëzve të talentuar është e madhe por varet se sa punon për ta çuar përpara talentin”.

Gent Rushi: Jam shumë kritik ndaj vetes. Duhet shumë punë. Puna të çon përpara, përqindja e njerëzve të talentuar është e madhe por varet se sa punon për ta çuar përpara talentin. Nuk është se bëj një lloj rezymeje por në përgjithësi shoh pak prapa shikoj më shumë përpara në gjërat se çfarë mund të bëj në të ardhmen. Prindërit më kanë orientuar në këtë rrugë. Gjithçka ka rrjedhur natyrshëm. Kur u bëra 14-15 vjeç kuptova se po shkoja në rrugën e të qenurit profesionist.

Ai foli dhe rreth projekteve që ka për të ardhmen.

Gent Rushi: Presim së shpejti të publikojmë albumin e dytë.  Duam të prezantojmë xhazin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Është sfidë pasi kjo lloj muzike kërkon një audiencë më specifike.  Do të doja të kisha më shumë kohë ti kushtoja filozofisë, gjithmonë duke e lidhur me pjesën e muzikës.