"Mora gjyshen në pub", Xhieldo Hysenaj rrëfen episodin e veçantë

Publiku i gjerë e njeh për zërin e ëmbël si solisti i grupit "Alar Band". Por tashmë Xhieldo Hysenaj po korr suksese dhe në muzikën operistike.

Baritoni shqiptar ka triumfuar në garën e 74-të të këngëtarëve të rinj të AsLiCo-së për vitin 2023.

I ftuar në "Jeto me Orën" në Rtv Ora ai ndau emocionet e këtij suksesi por edhe raportin e veçantë me gjyshen e tij.

"Gjyshja më ka shtyrë në rrugën e muzikës. Më ka shtyrë gjatë gjithë kohës të bëj hapa që unë i mendoj shumë gjatë. Nuk më bën qejfin për asgjë, kritikat më thotë".

Ajo e ndjek kudo ku ai performon, madje edhe në jetën e natës.

"Gjyshja ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e shfaqjeve që bëj në Teatrin e Operas dhe Baletit por dhe kur kam koncerte jashtë teatrit është aty me mua. Gjyshen unë e kam marrë dhe në një clab në Elbasan, ka qëndruar deri në orën 2 të mëngjesit. Është kënaqur".

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.