Demokratizimi i marrëdhënieve pedagog-studentë, Elsa Skënderi Rakipllari: Ka një miqësim të vijueshëm

Marrëdhëniet mes pedagogëve dhe studentëve sot kanë arritur një nivel demokratizimi për të cilën na takon të jemi krenarë.

Kështu e ka cilësuar pedagoge Elsa Skënderi Rakipllari marrëdhënien me studentët e saj sot duke sjellë në vëmendje edhe një të shkuar disi më strikte sa i takon komunikimit dhe raportet midis të dyja palëve. 

“Unë kujtoj nga koha kur kam qenë student, kemi patur një raport korrekt , nga një anë ata pedagogët, të shkëlqyer nga pikpamja akademike port e ftohtë në raport me studentin, që e respektojnë dhe e imponojnë këtë në auditor,por nga ana tjetër edhe ata miqësor. Një pjesë e tyre sot janë kolegët e mi, por ka një far lirshmërie sot midis pedagogëve dhe studentëve. Po zhbëhet ai mentaliteti i autoritetit që vjen nga pozicioni, ka një miqësim të vijueshëm dhe dialog konstruktiv brenda dhe jashtë auditorëve, një ndërveprim më vjen shumë mirë që kemi arritur këtë niveli demokratizimi të raporteve dhe jo atë distancën statike, në këtë pikëpamje kemi një afrim dhe komunikim për të cilën na takon të jemi krenarë.

Në këtë kontekst energjia e të rinjve sipas saj fillimisht u shërben vetë atyre të jenë më produktivë dhe cilësorë në auditore, por është një energji ngjitëse që lehtëson edhe punën e vetë pedagogëve.

Nuk është aspak e vështirë, është shumë bukur, ke gjithë vrullin dhe energjinë e tyre që të zbuuron ditën, përpara disa ditësh gjithë auditori gumëzhinte nga studentë që këndonin, është një energji që është ngjitëse dhe gjithkujt i bën mirë”, u shpreh Zv.Dekania e Universitetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi Rakipllari në një intervistë për “Ora News”.