Arbër Çepani në një rrëfim ndryshe: Familja është gjëja më e bukur që ka një njeri!

Arbër Çepani erdhi për publikun në një rrëfim ndryshe në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, ku u ndal tek familja dhe roli i saj në jetën e tij.

“Fëmijëria ime ishte me pak gjëra dhe më e thjeshtë. Familja është gjithmonë një fole dhe tani që merrem me sipërmarrje është njeriu që kam në krah. Ajo merret me pjesën e zyrave dhe burokratike, ndërsa unë me pjesën tjetër.

Familja është një fole dhe një mur që e rrethon nga çfarëdolloj gjëje dhe përplasjesh që mund të kesh në jetë. marrëdhënia ime me prindërit ka qenë gjithmonë e veçantë. Kam jetuar në adoleshncë në jugun e Italisë, ku siç dihet një vend ku ka pasur dhe mafia e gjëra, por ajo më ka lënë që të jetoj eksperiencat e mia, kjo më ka bërë të jem autonom në atë çfarë bëja. Ata më kanë lëshuar gjithmonë dhe unë e kam dashur lirinë, dhe ata më kanë lënë duke e ditur se ata janë gjithmonë afër meje.

Arbër Çepani në një rrëfim ndryshe: Familja

Edhe prindërit sot nëse do I mbajnë pas vetes fëmijët e tyre, është mirë që t’i japin atyre lirinë që dhe ata të kenë eksperiencat e tyre.

Arbër Çepani në një rrëfim ndryshe: Familja

Me motrat kam pasur një marrëdhënie të veçantë pasi unë isha I vetmi djalë në shtëpi dhe fis. Isha dhe më I vogli I familjes ku natyrisht isha unë që llastohesha. Familja është gjithmonë e bukur. Për shkak të mënyrës se si jetojmë sot të bën të ndahesh pak nga familja. Njerëzit që kemi afër janë ata që ndikohen më shumë nga ajo çfarë bëjmë. Luftën nuk e evitojmë dot në jetën tonë të pëditshëm, por kemi në dorë dashurinë, ta zgjedhim atë”, u shpreh Arbër Çepani.