Klinti Çollaku në "kërkim" të vajzës unike: Jam shumë romantik, dashuroj shumë ose fare
Sapo ka publikuar projektin e tij të ri "Shihemi n’kujtime", duke e nisur mbarë këtë vit të ri.
Këngëtari Klinti Collaku ishte mysafir i emisionit "Jeto me Orën" në Rtv Ora këtë të enjte ku rrëfeu shumë çka për karrierën e tij muzikore por edhe jashtë saj.
Ndërsa planet në muzikë janë në rrugën e duhur, çështjet e zemrës duket se kanë mbetur pezull.
"Tani nuk jam i dashuruar fatkeqësisht, mirë është të jesh se dashuria na mban të frymëzuar ne artistëve. Do të bëj këngë për kërkimin e dashurisë."
Tregon se është romantik në një lidhje.
"Me kalimin e viteve kam kuptuar se jam shumë romantik, më përpara se pranoja por tani e pranoj, jam shumë romantik. Nëse dashuroj dashuroj shumë ose fare".
Idetë i ka të qarta edhe për shpirtin binjak.
"Te një vajzë më pëlqen thjeshtësia dhe nëse ka diçka unike, të jetë e veçantë. Nuk jam shumë tip i paraqitjes, për mua është karakteri kryesori dhe të më bëjë për të qeshur".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
