“Hakmarrja” e Shakirës thyen rekord, kënga më e shikuar në historinë e videos, miliona klikime

Kënga e re e yllit të popit nga Shakira, në të cilën kolumbianja ironizoi me ish-partnerin e saj Gerard Pique, ka regjistruar më shumë se 82 milionë shikime në YouTube në 24 orë, duke e bërë atë këngën e re latine më të ndjekur në historinë e platformës.

Videoja më e fundit muzikore nga ylli kolumbian i pop-it Shakira regjistroi më shumë se 82 milionë shikime në një periudhë 24-orëshe në YouTube sipas Rekordeve Zyrtare Botërore - duke shënuar një moment historik të ri për këngën e re latine më të shikuar në historinë e videos.

Videoklipi i këngës pop katërminutëshe "Out of Your League" është bashkëpunimi i parë i Shakirës me producentin argjentinas dhe DJ Bizarrap. E cilësuar “Kenga e hakmarrjes”, ajo parë 126 milionë herë deri të hënën pasdite.

Në këtë sukses mund të kenë kontribuar edhe referencat e drejtpërdrejta për ish-bashkëshortin e saj që këngëtarja ka futur në tekst.

"Ti këmbeve një Ferrari me një Tëingo, këmbeve një Rolex me një Casio..." këndon Shakira, 45 vjeç, në tekstin e këngës, duke iu referuar, pa e përmendur drejtpërdrejt, Gerard Piqué.

“Mendoje se më lëndove dhe më bëre më të ashpër, gratë nuk qajnë më, gratë faturojnë”, thotë një varg tjetër i këngës dhe përgjigja e audiencës duket se vërteton të drejtën e saj.

Më në fund, erdhi përgjigja e Piqué, i cili gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Tëitch për të nisur "Kings League", projekti i tij i ri sportiv i cili po korr sukses edhe në Spanjë, tregoi orën Casio që mbante:

"Casio nuk do të jetë Rolex, por ka arritur një marrëveshje sponsorizimi me Kings League” dhe për ftuarit që po qeshnin më pas shtoi:

“Ky Casio është për jetë”, duke thumbuar ish-gruan e tij.

Shakira dhe Pique u ndanë vitin e kaluar pas më shumë se një dekade dhe kanë dy fëmijë. Ish-qendërmbrojtësi, 35 vjeç, që atëherë ka filluar një lidhje me një grua 23-vjeçare, Clara Chia.