“E pafalshme”/ Dhunoi Luizin, Kejvina Kthella përjashtohet nga spektakli

Spektaklin e kaluar, Kejvina përdori dhunë fizike ndaj Luizit, kjo pas komenteve ofenduese sipas saj, nga ana e këngëtarit shkodran.

Gjatë reklamës, Kejvina u ngrit nga kolltuku dhe goditi dy herë me shuplakë në fytyrë Luizin për komentin që ky i fundit bëri.

Nga ky gjest, asnjëri prej banorëve, përveç Bjordit nuk reagoi, madje gjatë javës, thuajse të gjithë i dhanë të drejtë Kejvinës për veprimin e kryer.

Gjesti i Kejvinës krijoi debat në studio mes banorëve.

Si pasojë e këtij veprimi, Big Brother përjashtoi nga shtëpia Kejvina Kthjellën.

“Dhuna është e pafalshme!”, thuhej ne vendimin e zarfit të zi që prej disa ditësh qëndronte tashmë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.