“Ne jemi çfarë hamë”, 43-vjeçarja, tregon si ka humbur 18 kg
Ka humbur 18 kilogram nga pesha e saj dhe dëshiron të humbasi akoma. Po cilat janë arsyet që Anna dëshiron të humbasë akoma nga pesha e saj?
E ftuar në emisionin “Ditë e re” në Rtv Ora 43-vjeçarja rrëfeu sekretin e dietës së ajo ndoqi për të zbritur me 18 kilogram.
“Është shumë e rëndësishme të dimë se çfarë ko konsumojmë.
Kuptova që kisha probleme në ecje, doja gjumë, më dhimbte trupi... Mora ilaçe në farmaci, por nuk më bënë mirë.
Isha në rrezik për jetën, ndaj shkava në spital dhe me thanë që nëse do ishte vonuar për 10 ditë mund të kishe rrezikuar jetën.
Qaja se nuk e kisha menduar që do e çoja veten deri në pikën e vdekjes..
Nuk ndihesha mirë as psikologjikisht as fizikisht...
Qëllimi im është të shkoj tani në 65 kilogram”, u shpreh Anna Azizai.
