Shqiptarët të fundit për të ardhurat, Eurostat: Familjet shqiptare dhe individët më pak të ardhura

Familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulëta në Evropë. Në raportin e fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e fundit duke mos u krahasuar as me vendet e rajonit.

Familjet shqiptare dhe individët kanë më pak të ardhura  sipas raportit të fundit të Eurostat.

Të dhënat janë analizuar në bazë të përllogaritjes së të ardhurave totale të një familjeje, taksave dhe zbritjeve të tjera që janë në dispozicion për shpenzimet, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes.

Ndërsa treguesi shprehet sipas standardeve të fuqisë blerëse për banor PPS.

Për Shqipërinë ky tregues është 4,385 PPS, që i referohet vitit 2020, nga rreth 18 mijë PPS që është për mesataren e Bashkimit Evropian për vitet 2020-2021.

Ajo që vihet re është se familjet shqiptare kanë të ardhura më të ulëta edhe se vendet e rajonit ndërsa në këtë tregues Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi renditen më mirë se vendi ynë.

Sa i përket Evropës, nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme u regjistruan në shtetet anëtare perëndimore dhe nordike të BE-së, veçanërisht në Luksemburg, Holandë, Austri dhe Gjermani.

Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin më të ulëta në shumicën e shteteve anëtare Jugore dhe Lindore, veçanërisht në Rumani, Bullgari, Greqi dhe Hungari.

Shqiptarët të fundit për të ardhurat, Eurostat: Familjet