Kurimi i strabizmit te fëmijët, specialistja Enela Maliqaj ka një këshillë edhe për prindërit
Strabizmi është një sindromë okulo-motore ku njëri sy zë një pozicion anormal në raport me syrin tjetër. Ky quhet shtrembërim i syve, ose kur boshti i tij i shikimit nuk kalon më në pikën e fokusimit, por në një zonë tjetër të retinës duke dhënë një imazh jo të qartë në tru!
Pikërisht për këtë sindromë u diskutua mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, ku e ftuar ishte specialistja Orthoptiste Enela Maliqaj.
Gjatë fjalës së saj, specialistja përtej sindromës që shfaqet kryesisht tek të vegjlit, vuri theksin tek roli i prondërve në trajtimin e këtij problemi.
Ajo apeloi që prindërit t’ia shpjegojnë atë sëmundje fëmijëve të tyre.
“Prindërit shpeshherë shfaqen të stresuar për paraqitjen e jashtme të fëmijëve.
Kërkojnë që fëmija i tyre të mos duket me probleme strabizmi...por për ne mjekët kjo është gjëja e fundit që mendojmë...
Pra, ne fillimisht duam të kurojmë syrin? Strabizmi i brendshëm, apo ai i jashtëm?
Ai i jashtëm është më me rëndësi... dhe shfaqet shumë tek fëmijët dhe është më i shpeshtë te strabizmi i jashtëm.
Fëmijët nuk e kuptojnë kur janë të vegjël, dhe vetëm kur rriten e kuptojnë që ato kanë probleme...
Këshilla ime është për prindërit, që t’ia shpjegojnë atë sëmundje fëmijëve të tyre”, theksoi ndër të tjera mjekja Enela Maliqaj.
