Kremlini mohon sulmin me bombë në një ndërtesë apartamentesh në Dnipro
Rusia ka mohuar se ka bombarduar ndërtesën e banimit në Dnipro, Ukrainë.
Forcat e armatosura të Moskës "nuk godasin ndërtesat e banimit", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.
"Furnizimet perëndimore me automjete të rënda në Ukrainë nuk do ta ndryshojnë situatën në terren. Këto tanke po digjen dhe do të vazhdojnë të digjen," tha Peskov, cituar nga Tass.
“Të gjithë keni parë konkluzionet e disa zyrtarëve ukrainas të cilët thanë se tragjedia ishte rezultat i një rakete të kapur të mbrojtjes ajrore”, tha Peskov.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmi në Dnipro është rritur në të paktën 40 , sipas burimeve lokale. Policia kombëtare kishte folur për 36 viktima: "përfshirë dy fëmijë, 75 të plagosur (përfshirë 15 fëmijë) dhe 39 të shpëtuar (përfshirë gjashtë fëmijë)".
