Neurokirurgu: Transplantet e trurit janë të realizueshme dhe njerëzit do tu jepen trupa të rinj

Një neurokirurg ka pohuar se transplantet e trurit janë 'teknikisht të realizueshme' dhe kjo gjë do të bëjë që njerëzve t'u jepeshin trupa krejtësisht të rinj.

Harrojeni hidratuesit kundër plakjes, dietat e shëndetshme dhe hidratimin, sepse Sergio Canavero beson se mund të ketë një rrugë alternative për të trajtuar plakjen e pashmangshme . Gjithçka që nevojitet është një transplant i shpejtë i trurit.

Neurokirurgu italian bëri pretendimet e tij të fundit muajin e kaluar në një punim të quajtur Transplantimi i tërë trurit tek njeriu: Teknikisht i realizueshëm, i cili u botua në revistën e rishikuar nga ekspertët Surgical Neurology International (SNI).

Në revistë, Canavero sugjeroi se është koha për të eksploruar opsione të tjera për të rinovuar me sukses një trup të moshuar dhe tregon një projekt të quajtur Perseus si një zgjidhje të mundshme.

Sipas neurokirurgut, Perseus synon të zhvendosë një tru të vjetër në një trup të ri të imunokushtëzuar.

Shkencëtari përshkruan se si teorikisht mund të hiqet truri i një personi për ta vendosur atë në kafkën e një trupi tjetër, i cili do të mbështetej nga një trup i dhuruar, por që i ka vdekur truri.

Qëllimi i projektit është të lejojë njerëzit të jetojnë më shumë nga jeta e tyre në atë që ai e quan një 'trup të pacenuar'.

Ideja e tij për një transplant të trurit vjen pasi Canavero më parë propozoi një transplant të tërë kokës dhe u bë lajm për 'suksesin' e tij në këtë fushë pasi ai praktikoi operacionin në kufoma.