Mbi 500 iranianë të vdekur në protesta, autoritetet qeverisë asnjë reagim

Mbi 500 persona raportohet të kenë humbur jetën nga protestat në Iran në katër muajt e fundit. Të dhënat i ka publikuar Organizata HRANA, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet iraniane asnjë reagim për vdekjet dhe arrestimet.

Organizata HRANA, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka raportuar se të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit.

Sipas të dhënave,  në mesin e të vdekurve janë 70 fëmijë dhe 68 zyrtarë policorë. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.

Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar. Ndërkohë, autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike të dhënat për vdekjet dhe arrestimet, dhe as nuk kanë konfirmuar apo mohuar të dhënat e HRANA-s.

Vdekja e Mahsa Aminit në Teheran, nxiti valën e protestave në Republikën Islamike. Tubimet janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

22-vjeçarja kurdo-iranianes, humbi jetën ndërsa po mbahej në paraburgim nga policia morale e vendit.

Ndonëse protestat në të gjithë Iranin fillimisht u përqendruan tek detyrimi që gratë të mbulohen me hixhab, ato tani janë shndërruar në sfidën më të madhe për Republikën Islamike që nga Lëvizja e Gjelbër e vitit 2009 për zgjedhjet e debatueshme të atij viti.

Zyrtarët iranianë kanë fajësuar vazhdimisht për protestat ndërhyrjen nga jashtë, por pa ofruar prova.