Krijohet klubi letrar feminist
Shkrimtaret Zhaneta Barxhaj dhe Ira Koç në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora folën rreth krijimit të “Klubi Letrar Feminist”.
Ira Koçi tregoi se si funksionon ky klub.
Ira Koçi: Klubi Letrar Feminist është një iniciativë e Ministrisë së Kulturës dhe e BE dhe si fokus është femra. Femra të ndryshme por dhe meshkuj mblidhemi dhe zgjedhim një libër të caktuar të cilin e lexojmë për një periudhë 1 mujore, mblidhemi dhe diskutojmë për të.
Për Zhanetën e veçanta është se aty nuk janë vetëm njerëz që merren me profile letrare.
Zhaneta Barxhaj: Aty nuk janë vetëm njerëz që merren me profile letrare. Kam parë këndvështrime të njerëzve që kanë qasje ndryshe. Mënyra si trajtohen librat është shumë interesante. Klodjana që është ajo që e ka udhëhequr, ka pasur një impakt ky klub në rrjetet që është shpërndarë.
Ata folën dhe për librat e tyre Ira Koçi për librin “E paepura”
Ira Koçi: “E paepura” simbolizon femrën shqiptare se po ta përkthesh e paepur do të thotë luftëtare dhe kush mund ta simbolizojë më shumë sesa femra shqiptare.
Zhaneta u shpreh se “në poezi fle shpirti më shumë, proza erdhi krejt natyrshëm”.
Zhaneta Barxhaj: “Fëmijëri e thinjur" është një roman që flet për vitin ’97. E gjithë ngjarja është sjellë në syrin e një fëmije. Në poezi fle shpirti më shumë, proza erdhi krejt natyrshëm. Tani që ka ardhur ka filluar të më ngacmojë por poezia është dashuria ime e parë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
