Të shpëtojmë pianon! Nisma “Pianodrome”, projekt për ruajtjen e instrumentit muzikor

“Pianodrome”, ëhtë një projekt skocez që synon ruatjen e pianove të vjetra. Dy nismëtarët tregojnë se marrin donacione me piano nga e gjithë Skocia dhe i shndërrojnë në amfiteatro të ndërtuara tërësisht nga piano të rinovuara.

“Pianodrome” është një nismë e iniciuar me synimin për të shpëtuar pianot e vjetra që të mos përfundojnë në landfill. Prej vitit 2017 ajo është bërë një simbol ikonik i komunitetit dhe qëndrueshmërisë kulturore në kryeqytetin e Skocisë.

Dy bashkëthemeluesit, Tim Vincent-Smith së bashku me Matthew Wright marrin donacione me piano nga e gjithë Skocia dhe i kthejnë në jetë me pak dashuri dhe kujdes.

"Pianot marrin një lloj karakteri pas 100 viteve, " thotë Tim Vincent-Smith, bashkëthemelues i “Pianodrome” .

Ndërsa disa piano mund të rikthehen në lavdinë e tyre të mëparshme, të tjerave që kanë kaluar moshën e tyre të lojës u jepet një jetë e dytë duke ripërdorur materialet për të krijuar skulptura, mobilje dhe Pianodrome – amfiteatro të ndërtuara tërësisht nga piano të rinovuara.

“Kur je në Pianodromë, me të vërtetë ndihesh ndryshe nga të gjitha këto piano dhe historitë e tyre”, thotë Matthew Wright.

Në vitin 2018 u ndërtua amfiteatrii i parë në botë i bërë tërësisht nga piano të rinovuara. Dorëzimi i Pianodromit në Kopshtin Botanik Mbretëror të Edinburgut, për Festivalin Fringe të Edinburgut u mirëprit nga kritika ndërsa eventi mblodhi rreth18,000 vizitorë.

Mbi 100 vullnetarë kanë ndihmuar gjithashtu në vazhdimin e projektit.