"Lahutën e mori Serbia, kujdes me pasuritë e kombit " flet specialisti i lahutës Pertash Nilaj

Specialisti i lahutës Pertash Nilaj në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth pasionit të tij për lahutën, fillesat e ‘lidhjes’ së tij me këtë instrument si dhe se si është parë nga shteti.

Pertash Nilaj: Kam filluar ti bie lahutës që fëmijë. Është simbol i malësorëve. Quhet lahuta shqiptare dhe pse tabnin e ka pasur në malësi. E kam pasur trashëgim dhe prej të parëve. Çdo shtëpi e ka pasur një lahutë në shtëpi. Me kalimin e kohës jam specializuar për lahutën, kam zhvilluar aktivitete të ndryshme. sot lahuta ka filluar të vlerësohet më shumë se para disa kohëve, pasi një periudhë ka qenë harruar krejt. Lahuta ka filluar të ngjallet vetëm tash 2 vjet sa e morën serbët e futën në UNESKO dhe pastaj a mbeti hatri e filluan institucionet të flasin për lahutën. E morën ata se UNESKO është një institucion se bën një dosje për çdo gjë që është trashëgimi kulturore, e paraqet në detaj dhe UNESKO e sheh nëse e ka paraqitur kush dhe nuk del askund dhe ai e pranon.  

A ju ka dhembur kjo gjë?

Pertash Nilaj: Keq na vjen se është një instrument i lashtë sa xhubleta. Lahuta është një pasaportë jo e malësisë por e shqiptarëve. Lahuta nuk u harrua nga malësorët, u harrua nga institucionet. Duhet pasur kujdes me pasuritë e kombit.