Pas 63 vitesh cirk kombëtar, ende pa godinë
Drejtuesi artistik, Julian Kazazi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth shfaqjes që ka mbajtur Cirku Kombëtar dhe vështirësive me të cilat përballen artistët.
Ai tha se “Artistët e cirkut me dëshirën dhe vullnetin e tyre kanë bërë të mundur realizimin e shfaqjeve pa asnjë lloj shpërblimi”.
Julian Kazazi: Kemi shkuar disa herë në Urën vajgurore, në fshatra. Artistët e cirkut me dëshirën dhe vullnetin e tyre kanë bërë të mundur realizimin e këtyre shfaqjeve pa asnjë lloj shpërblimi. Nuk na mban asgjë tjetër përveç dashurisë që kemi për artin. Është për të ardhur keq sepse cirku kombëtar ka një histori pre 63 vitesh. Ka lëvizur në të gjithë Shqipërinë ndër vite, para demokracisë pas demokracisë jo vetëm cirku por shumë fusha janë lënë pas dore. Cirku sot nuk ka një godinë. Secili ka përgjegjësi pasi nëse do ta donin artin do ta vlerësonin si duhet.
Ai ngre dhe shqetësimin e largimit të artistëve pasi nuk ka kushte dhe përkrahje.
Julian Kazazi: Pjesa më e madhe e artistëve nuk duan të largohen dhe duan të trashëgojnë traditën. Kemi parë që në shumë shkolla ka talente dhe nëse cirku do të ketë ambiente ku këto fëmijë do të stërviten ju siguroj që mund të krijojmë një grup artistësh që do të jenë e ardhmja e vendit. Gjithmonë ka çeduar në menaxhim ky institucion. Unë mundohem t’ju jap shpresë se jemi ne ata që duam ta ngremë zërin.
Kazazi kërko më shumë vëmendje nga shteti për Cirkun Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar të Kukullave.
Julian Kazazi: Ishte një shfaqje sensibilizuese, kishim 1 vit që nuk kishim të bënim shfaqje. Ne arritëm të krijonim një shfaqje që pat një lloj suksesi dhe impakti. Dhe fitbeku që morëm m ishte se ‘na kishte munguar cirku’ dhe mezi presim shfaqjen e radhës. Mungesa e vendeve të punës ka bërë që shumë artistë të largohen, ne nuk ju kemi krijuar mundësinë të punësohen këtu dhe sot jemi në një numër shumë të pakët dhe ne duhet që ti mbajmë këta artistë. Dy institucione ku shteti duhet të kthejë vëmendjen është Cirku Kombëtar dhe Teatri Kombëtar i Kukullave. Ka artist që kanë punuar turn i tretë që të mbajnë familjen dhe në mëngjes kanë ardhur në cirk të performojnë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
