Brazil, dalin në dritë shpenzimet personale të pabesueshme të ish-presidentit Bolsonaro nga arkat e shtetit
Rreth 20,000 euro në një restorant modest, gati 10,000 euro në një furrë buke një ditë pas dasmës së djalit të tij, deklasifikimi i shpenzimeve të ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka nxjerrë në dritë kosto të pabesueshme.
Transaksionet e llogarisë për kartën e kreditit presidencial gjatë katër viteve të mandatit të Bolsonaros (2019-2022) u publikuan në faqen zyrtare të qeverisë së pasardhësit të tij, Luis Inácio Lula da Silva, i cili ka filluar të heqë një sekret 100-vjeçar të vendosur nga paraardhësi i tij i ekstremit të djathtë në mijëra dokumente zyrtare.
Kënga diss e Shakirës thyen rekorde shikueshmërie në YouTube
13 Janar, 21:26
Gjithsej 5 milionë euro janë shpenzuar me këtë kartë, e cila është përdorur nga 21 persona në ekipin e tij.
E përshtatur me inflacionin, këto shpenzime janë pothuajse gjysma e asaj të mandatit të parë të Lulës (2003-2006).
Por në rastin e kësaj të fundit, ato kishin të bënin kryesisht me shpenzimet e akomodimit për udhëtime jashtë vendit.
Vetë Bolsonaro ishte mburrur disa herë gjatë mandatit të tij se nuk shpenzoi "asnjë qindarkë" nga karta e kreditit presidencial, ndryshe nga paraardhësit e tij.
Zbulime të njëpasnjëshme
Faqja e informacionit Uol, për shembull, raportoi se rreth 217,000 euro janë shpenzuar brenda 28 ditëve në pushime në fund të viteve 2019, 2020 dhe 2021.
Një pagesë prej 13,000 euro është bërë më 2 janar 2022, për shembull, në një pikë karburanti në shtetin jugor të Santa Catarina, ku Bolsonaro bëri bujë duke hipur në një jet ski ndërsa përmbytjet goditën rëndë disa pjesë të vendit të tij.
Karta e kreditit presidencial u përdor gjithashtu për të paguar mbi 230,000 euro gjatë katër viteve në një hotel luksoz në Guaruza, një vendpushim bregdetar pranë Sao Paulos.
Sipas faqes së internetit G1, anëtarët e ekipit të tij po qëndronin në këtë hotel, ndërsa ai po qëndronte në një kompleks ushtarak.
20 mijë euro në një restorant modest
Shpenzimi i madh i ushqimit është gjithashtu ai që ngre më shumë pikëpyetje: Rreth 20,000 euro të shpenzuara në një transaksion në një restorant modest në Boa Vista, në shtetin Amazonian të Romaima (në veri).
Mjafton për të porositur mbi 2000 herë pjatën më të shtrenjtë, pulën e pjekur me miell kasava, me çmimin modest prej 9 euro.
Karta e kreditit presidencial u përdor gjithashtu për të paguar 65,000 € gjatë katër viteve në një furrë buke në Rio de Janeiro, duke përfshirë 55,000 realë në një transaksion një ditë pas dasmës së djalit të tij Eduardo dhe 33,000 realë në prag të organizimit të një kortezhi me motoçikleta nëpër rrugët e këtij qyteti, nga mbështetësit e tij.
Gjithsej janë shpenzuar rreth 1500 euro në dyqanet e akulloreve, 62 blerje në pesë dyqane.

