Shpërthen tubacioni i gazit në Lituani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2023, 21:19
Një shpërthim goditi një tubacion gazi që lidh Lituaninë dhe Letoninë në veri të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi publik lituanez Lrt, duke publikuar pamje të një zjarri në zonë dhe duke theksuar se nuk raportohet për viktima.
Shpërthimi i tubacionit, i operuar nga operatori Amber Grid, u raportua rreth orës 17 me orën lokale në fshatin Pasvalio Vienkiemiai, në rrethin e Pasvalys.
Një zëdhënëse e policisë tha se fshati ngjitur Valakėliai, me një popullsi prej rreth 250 banorësh, ishte evakuuar. Tubacioni transporton gaz në pjesën veriore të Lituanisë dhe Letonisë.
