Pacienti i paralizuar ecën sërish falë implantit ‘mrekulli’
Së fundmi ka filluar të ndodhë një mrekulli mjekësore që mund të rivendosë lëvizshmërinë dhe funksionalitetin tek njerëzit që kanë qenë me aftësi të kufizuara . Edhe nëse palca kurrizore është shkëputur plotësisht pas një aksidenti, një implant i ri rilidh trurin me gjymtyrët e poshtme të paralizuara, duke rikomanduar lëvizjen.
Sipas një artikulli shkencor në revistën “Nature Medicine”, ajo tashmë ka ndihmuar shumë pacientë të ngrihen në këmbë, fjalë për fjalë.
Michel Roccati falë këtij implanti arriti të hidhte hapat e parë pesë vjet pas një aksidenti të rëndë me motor që e la të paralizuar.
Megjithëse implanti nuk përdoret ende gjerësisht, provat e tij deri tani duken jashtëzakonisht inkurajuese . Është një zbulim revolucionar që i dha Michel Roccatit një “jete pothuajse normale” siç thotë ai në dëshminë e tij: “Ngrihem në këmbë, eci ku të dua, ngjis shkallët”.
Ndërsa një burrë tjetër, David M'zee, falë pajisjes së re arriti jo vetëm të ketë një vajzë biologjike , por përveç kësaj sot ai merr pjesë aktive në rritjen e saj.
