Iu tha se nuk mund të kishte më fëmijë, nëna lind vajzën që peshon 5 kilogramë
Një nënë, e cila besonte se nuk mund të kishte më fëmijë, sapo ka mirëpritur në botë një vajzë gjigante, që ka një peshë të jashtëzakonshme prej 5 kg.
Luciana Brandt, 41 vjeç, i ishte thënë nga mjekët se ajo kishte filluar menopauzën herët dhe se nuk kishte mjaft vezë për të pasur një fëmijë tjetër.
Tashmë një nënë e pesë fëmijëve në kohën e shtatzënisë së saj, Luciana, ishte e lumtur të mirëpriste fëmijën e saj të gjashtë, një vajzë të quajtur Maria Vitória Brandt. Vajza e vogël ishte 51 cm e gjatë dhe konsiderohet të jetë një foshnjë jashtëzakonisht e madhe.
Nëna e gjashtë fëmijëve Luciana, e cila jeton me burrin e saj në komunën e Caçador, shteti Santa Catarina, Brazil, lindi në orën 15:48 më 10 janar dhe doli nga spitali dy ditë më vonë, më 12 janar.
Duke folur për mediat lokale, Luciana tha: "Ajo ishte e shumëpritur dhe e planifikuar, pasi unë jam tashmë 41 vjeç. Mjeku im tha se nuk kisha më vezë të mjaftueshme që të mund të mbetesha përsëri shtatzënë për shkak të menopauzës së hershme. Duke ditur se kisha pak shanse për të mbetur shtatzënë përsëri, mbajta besimin dhe Zoti e donte gjithashtu. Jam shumë e lumtur për ardhjen e saj, por kurrë nuk e imagjinoja se ajo do të peshonte mbi pesë kilogramë!"
Spitali me bazë në Caçador ku lindi Maria e re, Hospital Maicé, ka deklaruar se foshnjat e porsalindura normalisht peshojnë midis 2.8 kg dhe 3.5 kg, por me madhësinë dhe peshën e Marias ajo konsiderohet si shumë e pazakontë.
