VIDEO/ Modelja vishet si murgeshë seksi brenda kishës, besimtari i nxjerr jashtë: Fshi fotot

Një modele e veshur si një 'murgeshë seksi' dhe fotografi i saj u dëbuan nga një katedrale e Sidneit pasi një besimtar i kapi në mes të një sesioni fotografik në kishë.

Charlie Bakhos ishte në Katedralen e Shën Marisë kur pa një grua të veshur me të brendshme, çorape të bardha deri tek gjuri, taka të larta dhe mbuleshën e një murgeshe.

Tre të tjerë ishin me gruan dhe besohet se po i bënin fotot e saj kur zoti Bakhos filloi filmimin dhe i urdhëroi ata të largoheshin menjëherë nga kisha.

“Nuk e di kush ju ka dhënë leje të bëni foto këtu në katedrale kështu”, dëgjohet duke thënë ai në pamje.

"Merr gjërat e tua dhe largohu nga këtu."

Modelja shihet duke u larguar nga kamera, ndërsa ata që koordinojnë xhirimet më pas marrin pajisjet e tyre.

Bakhos i kërkoi fotografit të fshinte fotot brenda kishës.

Fotografi më pas u shfaq duke fshirë fotot nga kamera e tij përpara se Bakhos të largohej.

Pamjet kanë qarkulluar në Twitter me komente të shumta pozitive për burrin  pasi siç thanë ata  vendet e shenjta 'duhen respektuar'.