VIDEO/ E trishtë, pronari i galerisë lag me ujë gruan e pastrehë se i rrinte para derës

Pronari i një galerie arti në San Francisko është kapur në kamera duke lagur me ujë një grua të pastrehë në trotuar.

Collier Gwin, i cili drejton Galerinë Foster Gwin në Distriktin Financiar, u pa të hënën në portën e një restoranti, ndërsa përdorte një zorrë kopshti duke i hedhur ujë gruas teksa ajo bërtiste nga frika.

Bizneset lokale i dënuan veprimet e tij, ndërsa një numër i madh përdoruesish të tërbuar të mediave sociale kërkuan hakmarrje duke lënë një varg komentesh të tmerrshme në internet - duke bërë që vlerësimi i galerisë në Google të bjerë në vetëm një yll.

Pasi pranoi se ishte njeriu në video, Gwin, u përpoq të mbronte veprimet e tij, duke pretenduar se ajo ishte bërë e bezdisshme dhe po kthente vendin në kosh plehrash.

“I thashë që duhet të lëvizësh, nuk mund ta pastroj rrugën, të kaloja aty”, tha Gwin për The San Francisco Chronicle.

“Ajo filloi të bërtasë, të shajë, të pështyjë... në atë moment ajo ishte jashtë kontrollit... Unë e spërkata atë me zorrën dhe i thashë: Lëviz, lëviz.