VIDEO/ I arrestuar për pornografi, shfrytëzim dhe përdhunim, Andrew Tate shkon në Gjykatë me Kur'an në duar

Influencuesi Andrew Tate u paraqit dje në një gjykatë rumune me një Kuran në dorë për seancën dëgjimore mbi një apel që ai kishte paraqitur kundër paraburgimit të tij. 

Sipas Insajderit, bëhet fjalë për një botim dygjuhësh të librit të shenjtë mysliman, i cili përfshin tekstin origjinal arab dhe një përkthim në anglisht nga MA Abdel Halim.

Tate u konvertua në Islam  në tetor 2022, një vendim që shkaktoi shumë reagime në mediat sociale, pasi biznesi i videove pornografike të influencuesit nuk ishte në përputhje me stilin e jetës dhe vlerat e muslimanëve tradicionalë. 

Miku i tij Tam Khan kishte postuar një video më 24 tetor ku e tregonte atë duke i mësuar Tate se si të lutej. 

Khan kishte folur së fundmi në mbështetje të Tate, duke thënë se akuzat kundër tij nuk janë të vërteta.

Ish- kikboksieri , i cilësuar si "toksik" dhe "mizogjinist" nga një pjesë e madhe e mediave ndërkombëtare, u drejtua nga oficerët e policisë në gjykatë së bashku me vëllain e tij, Tristanin, dhe dy rumunë. 

Kujtohet se këta katër persona u arrestuan dhjetorin e kaluar si pjesë e një hetimi nga autoritetet rumune për një rrjet trafiku dhe shfrytëzimi njerëzish dhe akuza për përdhunim.