Mishi, frutat, peshku e shumë perime do prodhohen në laborator. Ja si do të ushqehemi në të ardhmen

Mishi, frutat, peshku e shumë perime do prodhohen në laborator.

Këtë e pohoi dhe nutricionisti, Altin Joka në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora.

Altin Joka solli në vëmendje dhe deklaratën e një biokimisti me famë botërore i cili ka thënë se “Do të vijë një ditë që qumështi që do të prodhojë fshatari dhe fermeri do të quhen të jashtëligjshme”.

Altin Joka: Nuk dihet se si do të jetë saktësisht e ardhmja. Një nga drejtuesit më të mëdhenj në botë të biokimisë para shumë dekadave ka thënë “Do të vijë një ditë që qumështi që do të prodhojë fshatari dhe fermeri do të quhen të jashtëligjshme”. Të gjithë atëherë talleshin dhe nuk e besonin. Tani ne e dimë me ligj që përveç disa vendeve të Ballkanit në vendet e tjera është e ndaluar e ligj që qumështi që vjen nga ferma në qoftë se nuk kalon nga fabrika. Të njëjtën gjë ka thënë dhe ai në bazë të argumenteve që do të vijë një ditë që njerëzit do të konsumojnë ilaçe dhe kush nuk do të konsumojë ilaçe mund të jetë dhe i penalizuar. Do të jetë ushqimi në formë xhelatinoze.